Morën peng 25-vjeçarin në Elbasan, policia arreston 3 persona

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se kanë marrë peng një të ri dhe e kanë kërcënuar. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Emin Matraxhiu”. Burime zyrtare thanë se pas hekurave përfunduan Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç, Erion Kaçuli, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan,

Ata akuzohen se kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kishin kërcënuar shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan. Po ashtu burimet thanë se gjithçka ka nisur për motive të dobëta, ndërsa të arrestuar do të akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?