Morën peng dhe vranë Prengën, Apeli lë në qeli të arrestuarit
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit Hajri (të akuzuar për vrasjen e Jan Pregës) për lirim nga qelia duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, “arrest me burg pa afat” . 5 të arrestuarit, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili akuzohen se morën peng dhe vranë Jan Prengën. Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim, Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.