Mori 2 mln euro, dentistja: Biznesmeni dhe vëllai i tij më gjobitën

38-vjeçarja Olesia Duka, stomatologe e njohur në Tiranë ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës me akuzën e mashtrimit. Por, ajo i mohoi akuzat, madje pretendon se biznesmeni Idlir Hoxha dhe i vëllai i tij e kanë gjobitur.

“Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë. Idlir Hoxha dhe i vëllai më kanë vënë gjobë. Më kanë bërë presion në qershor 2017, pasi bëra një festë për fëmijët në bashkëpunim me Vangjush Dakon. Të zbardhet e gjithë historia dhe pse unë i mora”, deklaroi ajo.

Duka është arrestuar nga policia me vendim gjykate pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologja i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë rast, ku pretendon se stomatologia Olesia Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh biznesmenit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas prokurorisë, kallëzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjencie udhëtimi është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para’, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.

Prokuroria ka dyshime se në të njëjtën mënyrë janë mashtruar edhe disa persona të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?