Mori 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “KEMP”-in një të paralizuari, ndalohet mjeku

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e mjekut neuro-psikiatër në Spitalin e Gramshit, Ç.Z 60-vjeç.

Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorit për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia sqaron se “ndalimi i tij u bë pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku mjeku i ka marrë shtetasit A.S, shumën prej 30.000 lekë me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të  mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?