Mori Alket Rizain në burg, shqiptari ishte i kërkuar për vrasje

Shqiptari që u ndalua një natë më parë nga autoritetet greke, në makinë me Alket Rizain, është autor i vrasjes së një qytetari në një bar në Glifada 4 vite më parë. Në atë kohë nga plumbat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë. Lajmi bëhet i ditur nga Cnn grek, që e cilëson shokues këtë fakt ndonëse nuk e jep emrin e këtij personi.

Në artikull thuhet se shqiptari u arrestua rastësisht, pasi kishte shkuar në burg të merrte Alket Rizain i cili kishte marr një leje 5 ditore daljeje. Ata janë ndaluar nga policia në Fthiotidha për një kontroll të masave ndaj Covid 19, ku ka rezultuar se njëri prej personave në makinë ishte i kërkuar për vrasje.

Ai u arrestua dhe u dërgua në Athinë, ndërsa të hënën autoritetet do të hetojnë nëse ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera. Megjithatë autoritetet saktësojnë se mes kësaj vrasjeje dhe Alket Rizait nuk kishte ndonjë lidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?