Mori flakë pranë Ministrisë së Jashtme, reagon policia: Personi ndërroi jetë
Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pranë Ministrisë së Jashtme, ku një person ka marrë flakë. Sipas policisë, personi në fjalë ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.