Mori lekë për të mos vënë gjobë, pezullohet nga detyra polici

Nën akuzën se ka marrë ryshfet, një efektiv i policisë rrugore të Fierit është pezulluar me urdhër të Drejtorit të kësaj Policisë Vendore.

Inspektori G.M, me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor dyshohet se mori para nga një shtetas me qëllim shmangien e gjobës pas shkeljes së kodit që ai kishte bërë.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?