Mori mandatin e LSI, Ylli Shehu: Nuk i tradhtoj votuesit e mi, do jem opozitë me qeverinë

Ylli Shehu do të jetë një nga deputetët e rinj që do të hyjë sot në parlament pasi nuk refuzoi mandatin, duke dalë kundër vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shehu zëvendëson Floida Kërpaçin, dhe vjen nga lista shumemërore e LSI-së.

Ai është parë teksa ka hyrë në Parlament mëngjesin e sotëm ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Shehu tha se e pranoi mandatin pasi nuk mund të tradhtojë votuesit e tij, ndërsa theksoi se do jetë në opozitë me qeverinë.

“Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017”, tha Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?