Mori mandatin në Durrës, Igli Cara: Triumfi mbi të keqen mbetet një mision

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Igli Cara, teksa falënderon votuesit dhe stafin e tij shprehet se triumfi mbi të keqen mbetet një mision, për të, si politikan, por edhe si qytetar i këtij vendi që meriton më të mirën.

“Të dashur miq,

Ndihem sot mirënjohës për mbështetjen dhe vlerësimin tuaj, që nuk më ka munguar asnjëherë përgjatë karrierës sime politike.

Një falënderim zemre, për çdo bashkëqytetar që më besoi, duke  më treguar, se mbi çdo presion, shitblerje vote, qëndron dëshira për ndryshim.

Falënderim dhe mirënjohje për strukturat e Partisë Demokratike, për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme.

Një rrugëtim me pengesa në çdo hap, që nuk ka përfunduar, pasi e ardhmja e fëmijëve tanë nuk ka çmim.

Triumfi mbi të keqen mbetet një mision, për mua, si politikan, por edhe qytetar i këtij vendi, që meriton më të mirën.

Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem zëri i secilit prej jush, që beson se Shqipëria bëhet!”, shprehet deputeti i zgjedhur i PD-së, Igli Cara.

SHKARKO APP