Mori me forcë partneren, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 13:58
Një 34-vjeçar nga Dropulli ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të bluve shtetasi me iniciale J.GJ., banues në Gjirokastër ka marrë me forcë në banesë partneren e tij 36-vjeçare, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

