Mori tenderin Milot-Balldren, Rakipi: I biri aktivist i PS

Koncesionet për segmentet e dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara ka trazuar sërish situatën politike në vend, ndërsa opozita e bashkuar është zotuar se do t’i varrosë këto koncesione.

Por kush qëndron pas koncesionit të autostradës Milot- Balldre? Moderatori i emisionit të “PaEkzpozuarit” në News 24, Ylli Rakipi  ka zbuluar se emri i biznesmenit që ka fituar këtë koncesion dhe ai është Agim Kola, babai i aktivistit të PS-së,  Laert Kola. Ky i fundit sipas tij,  njihet si një zë aktiv dhe mbështetës i Partisë Socialiste, sidomos në protestën e 21 janarit 2011.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot nga Kurbini tha se çdo kush i përfshirë në këtë aferë do të mbajë përgjegjësi, madje ai  përmendi edhe prangat për kryeministrin  Edi Rama dhe ministrave  të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Mobile Reklama

Shehaj: Kam dyshime të forta që pas këtij sipërmarrësi ka të tjerë, pavarësisht lidhjeve me PS, unë jam i bindur që qëndron pas dikush tjetër. Dini ju emër tjetër?

Rakipi: I vetmi TV që e ka mbrojtur këtë rrugë është TVKlan. Mund të jetë dhe reklamë. Bushati: Reklamë në lajme nuk bëhet sepse është e ndaluar me ligj. E patë si mbyllet kronika. Rruga e vdekjes….

Bushati: Shqipëria sot po grabitet nga binome të caktuara oligarkësh dhe politikanësh, shembuj tipikë. Një politikan dhe një oligark vendosin të bëjnë një rrugë me këto çmime nga ana tjetër mediat e pushtetit thonë shqiptarë paguajeni me qejf.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?