Mori vaksinën por Pipero u prek nga Covid-19, Bino: Ende nuk i janë krijuar anti-trupat

Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik i’u përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me rastin e infektimit të mjekut Pëllumb Pipero. Bino tha se Pipero u prek pasi ka patur kontakte në një moment, kur pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës Covid-19, ende nuk i janë krijuar anti-trupat.

”Dua të them që ai është një rast infektimi nga Sars Cov 2 në periudhën kur nuk janë krijuar akoma kundërtrupat ndaj vaksinës. Doktori dhe profesori ka qenë i ekspozuar sepse punon, ka pasur kontakte me njerëz të tjerë dhe kjo është edhe arsyeja përse është infektuar. Ky është një shkak për të theksuar që të gjithë ata që kanë bërë vaksinën, nuk do të thotë që duhet të ulin masat e parandalimit, përkundrazi duhet ti zbatojnë. Sepse mbas dozës së parë, imuniteti fillon dhe krijohet mbas javës së dytë, dhe mbas dozës së dytë, mbas gati 10 ditëve krijohet mbrojtja. Pra këto 5-6 javë njerëzit duhet të mbajnë maskat. Ky është një element tepër i rëndësishëm duke pasur parasysh efikasitetin e vaksinës që shkon deri në 95 për qind”, tha Bino.

SHKARKO APP