Morti që rrezikoi njerëzit/Metalla: Po vajtonim vjehrrën kur…

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit rrezikoi familjen Metalla, pasi mund të ishte kthyer në një tragjedi të madhe. Nusja e familjes thotë se natën e 26 nëntorit, ata po vajtonin humbjen e jetës së një prej familjarëve të saj, ndërsa lëkundjet e orës 04:00 do të ishin një fatkeqësi e dytë për ta.

“Ishim këtu po qanin vjehrrën, ishim të përgatitur se ra një më parë edhe thamë s’ka më, pastaj ra i madhi. Ishte xhenazja, nuk mund ta lesh vetëm… Tha një plakë ikni se unë e vjetër jam, po vdiqa nuk ka gjë. Shpëtuam ne, shyqyr shpëtoi dhe ajo”.

Banesa e tyre është shkatërruar e gjitha, ndërsa tani jetojnë në hangarin në oborrin e shtëpisë, ku edhe presin njerëzit që vijnë për vizitë. Ata kanë munduar ta rregullojnë për të përballuar të ftohtin, megjithatë netët me shi dhe me erë, janë më të vështirat për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

5 pjesëtarët e familjes Metalla ende nuk e dinë fatin e tyre, ndërkohë kanë aplikuar për të përfituar shumën prej 20 milionë lekësh të vjetra që janë caktuar me vendim qeverie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?