“Mos bli tjetër”/ Dalin pamjet, si ia dogjën natën makinën pedagogut
Dalin pamjet e djegies së makinës së pedagogut të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Në video shihet i riu i maskuar me kapuç në kokë që lyen me benzinë automjetin e Arben Haxhiymerit dhe më pas i vë flakën.
Kjo është hera e dytë që i vihet flaka mjetit të pedagogut, i cili një vit më parë edhe ishte paralajmëruar të mos blinte tjetër mjet se do të kishte të njëjtin fat.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.
KOHA JONË SONDAZH

