Mos e ktheni Kosovën në ground “Zero”

Nga: Edmond Panariti

Vetëm hedhja e tezes së “korrigjimit të kufijve” si premisë në dialogun Prishtinë-Beograd për arritjen e një marreveshje të qëndrueshme, po i jep efektet e saj. Procesi i njohjeve të reja të Kosoves ka ndaluar!

Po kështu ka ngrirë edhe antarësimi i saj në OKB dhe në organizmat e saj. Progresi drejt BE, po ashtu! I gjithë investimi i diplomacisë shqiptare nga të dy anët e kufirit, për zgjerimin e hartës ndërkombëtare të njohjeve te Kosovës, rrezikon të asgjesohet. Pse? Sepse kërkohet të krijohet një shtet i ri, me territor hartë dhe ndofta flamur të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kush? Nga Serbia! Kjo e kthen Kosovën në pikën zero! Sepse procesi i njohjes do të fillonte nga e para, pa asnje garanci për vijimësi dhe njohje të plotë të Kosovës. Madje kjo do të rriste dozën e mosbesimit ndaj një shteti i cili “ndërron formë” sa herë që ka lëkundje tektonike! Nuk po flas këtu për efektet “domino” që “korrigjimi”, lexo, ndryshimi i kufijve do të kishte në Ballkan. Por do të ishte e pafalshme për Kosoven të devijonte kurs nga traseja e dialogut të deritashëm me Serbinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria nuk duhet të jetë palë në dialogun Beograd-Prishtinë. Ky është dhe mbetet dialog mes vendeve sovrane! Qendrimi i diplomacisë tonë është mbështetja e dialogut në respekt të sovranitetit dhe integritetit të palëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?