Mos e lini çadrën në shtëpi, shiu s’do pushojë për 2 javë

 

Stina e vjeshës erdhi dhe tani nuk duhet ta lini çadrën në shtëpi asnjë ditë, ndonëse mëngjeset mund t’ju duken me diell.

Shirat, të cilat nisën prej së premtes në mbrëmje do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme me një intensitet jo shumë të lartë.

Orët e para të ditëve gjatë të gjithë javës në vijim pritet të jenë me mot me vranësira, ndërsa çdo pasdite do të ketë reshje shiu thuajse në të gjithë territorin.

Sipas të dhënave që jep Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, ditët në vazhdim do të jenë me mot të lagësht, si dhe me temperatura më të ulëta, sesa ato që na kanë shoqëruar deri tani.

Temperaturat do të variojnë nga 18 deri në 24 gradë celsius. Rreziku i përmbytjeve këto ditë është vetëm për ato zona të cilat kanë probleme me infrastrukturën. Kjo situatë meteorologjike pritet që të zgjasë për më shumë se dy javë.

SHKARKO APP