“Mos e provofshi atë që provuam ne” Mesazhi i Justina Aliaj nga krevati i spitalit Infektiv

Gjendja shëndetësore e artistes së njohur shkodrane, Justina Aliaj është përmirësuar pas shumë ditësh e shtruar në spitalin Infektiv. Ka qenë vet artistja ajo e cila nëpërmjet një lidhje direkte nga “Facebook” i kryeministrit, Edi Rama ka bërë të ditur lajmin se shumë shpejt do të lerë spitalin dhe se ka mposhtur Covid-19.

Gjatë fjalës së saj Justina ka treguar eksperiencën e saj me këtë armik të padukshëm duke thënë se ishte tepër e vështirë

“Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë dhe keq pasi nuk e dija se çfarë diagnozë kisha. Mendoja se e kisha grip, kështu rrodhën ditët me temperaturën 39 e gjysëm dhe filloi mjekimi intesiv sepse kisha një Covid shumë të avancuar”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu falenderuar mjekët, infermierët, sanitarët për trajtimin që asaj i kanë bërë duke mos harruar të bëjë dhe një apel të fortë të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë” – thotë Justina Aliaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?