“Mos fyej se do të bëj kallëzim penal”, plas sherri mes policisë dhe pronarëve të lokaleve në Velipojë
IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.
Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.
Gjatë këtij aksioni nuk kanë munguar edhe përplasjet e forta me qytetarët
Sipas tyre, aty është mundi i djersës që kanë derdhur dhe janë taksa pagues të rregullt.
“Mos e përdorni popullin viktimë. Ne po i shërbejmë shtetit edhe turizmit edhe të gjitha gjërave. Janë taksa pagues të rregullt. Jeni duke cënuar të drejtat e mia”, thotë një prej tyre.
Ndërsa policia i kërkon që të largohen dhe ti lejojnë që të ushtrojnë aktivitetin. Në debat nuk kanë munguar edhe fyerjet, ndërsa një efektiv reagoi ndaj një zonje duke i thënë: “Vazhdo moj zonjë mos fyej se do të bëj kallëzim penal”.
Pjesë nga debati
Polici: Vazhdoni, ju lumte vazhdoni andej. Ne po bëjnë detyrën, jemi në krye të detyrës. largohuni. Mos kundështo policinë (përplasje me banorët).
Qytetari: Jeni të jashtëligjshëm ore, mos bërtit ore
Polici: Duhet të largoheni ju që këtu, do të përballeni me ligjin.
Qytetari: Për çfarë keni ardhur këtu?
Polici: Jemi për plan masash, të lutem shumë vazhdo.
Qytetari: Mos bërtit. Është fillimi i sezonit turistik sot. Ky është sezoni i pushtimi, sezoni i pushtetit. Jeni në jashtëligjshëm. Nuk kemi marrë ende njoftimin.
Policia: Ju lutem largohuni
Qytetetari: Po paguajmë taksat ore. Jemi me letra, me të gjitha. Nuk kemi marrë një njoftim zyrtar.