“Mos hidhni fishekzjarre para dyqanit të gruas!”.Më pas dy të plagosur

 

Disa fishekzjarrë të hedhur përpara parukerisë së bashkëshortes së tij ishte motivi i sherrit që përfundoi me armë zjarri dhe me dy të plagosur rëndë në spital. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë me armë zjarri në qendër të Kamzës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19.45 të së hënës. Burime të policisë së Tiranës thanë se ka qenë 37-vjecari Amarild Dushku që i ka kërkuar 19-vjecarit Orian Mullai të mos hedhë më shashka pranë parukerisë së bashkëshortes së tij. Mes tyre ka nisur një sherr verbal i cili është kthyer në përplasje fizike. Lapsi.al mësoi se në ndihmë të 19-vjecarit ka ardhur kushëriri i tij, 30-vjeçari Klevis Halili. Të dy kushërinjtë e kanë goditur me mjete të forta Dushkun. Në këtë pikë, i ndihmuar edhe nga miku i tij me iniciale A.Rr. ai ka marrë armën që mbante në makinë dhe ka qëlluar në drejtim të dy kushërinjve duke i plagosur rëndë ata. Më pas dy autorët janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Policia tha se është ende në kërkim të tyre

SHKARKO APP