”Mos i sillni shqiptarët për azil”, Rama-holandezëve: Trafiku i drogës nuk bëhet nga ne
Nga Athina, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të përmendë faktin që holandezët kërkojnë që të çlirohen nga shqiptarët sepse supozojnë që drejtojnë operacionet e mëdha të drogës. Ndër të tjera, Rama përdori një batutë duke thënë se çfarë është eurooptimisti dhe europesimisti sa i përket integrimit në BE të Shqipërisë dhe Turqisë.
”Holandezët kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbysin portin e Roterdamit që është në fakt vendi ku ka operacione të mëdha të drogës dhe nuk u bë nga shqiptarët. Thonë mos i sillni shqiptarët për azil dhe i bëjnë nëpërmjet operacioneve të turpshme duke u treguar më brutal, më mizor ndaj qytetarëve tanë. Zyrtarët francezë vijnë në aeroportin tonë për 1 mijë njerëz. Është çmenduri. Prandaj përdor në fjalimet e mia vlerat evropiane.
BE nuk është Vatikani dhe nuk jemi kisha në ndonjë fshat të humbur të Argjentinës. Të gjithë kemi problemet tona por ka një standard të çmendur të dyfishtë. Mendoj që është e rrezikshme sepse nuk duhet lejuar që kjo të kthehet në diçka anti BE. Këtë e them si evropian. Kështu që ajo çfarë kemi është se kemi njëri tjetrin në rajon, kemi dhe BE. BE nuk është diçka për të cilën duhet të ndryshojmë mendje.
Ne kemi edhe SHBA-të, sepse ne ishim të parët që shkonim në luftë. Ne ishim bërë ushtar mjaft besnik të perandorive të reja për shkak të perandorive të vjetra. Ishim të fundit që u larguam nga Bashkimi Sovjetik, dhe të fundit nga Kina. Do të jemi të fundit që do të largohemi nga BE”.