”Mos më ndërprit fjalën”, Tabaku dhe Felaj flasin në Kuvend për vr*sjen e policit
Vrasja e policit në Fier, u bë edhe temë debati në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Një përplasje e ashpër ndodhi mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe drejtueses së seancës, Ermonela Felaj. Kjo e fundit mbajti një fjalim në lidhje me vrasjen e efektivit të policisë në Fier.
Sipas saj, autori i krimit ka qenë edhe pjesë e strukturave të mbrojtjes së votës që u ngrit nga PD. Felaj i ka bërë thirrje policisë kriminale që t’i rikthehet hetimeve për krijimin e këtyre strukturave. Më pas fjalën e mori Jorida Tabaku, por sapo kjo e fundit filloi të komentonte deklaratën e Felaj, iu hoq fjala. Tabaku dëgjohet të thotë nga vendi duke iu drejtuar Felajt: Turp t’ju vijë.
Felaj: Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës të reagimet e tyre për rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier. Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit.
Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltorja… mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedurë.
Felaj: Uluni, asnjë koleg nuk ju jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Ju nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminele ju bëj thirrje distancohuni. Uluni. Mos bëjmë lojëra. Nuk keni të drejtën të komenti fjalën time dhe të askujt.