“Mos më prek”/ Qytetari zihet keq me efektivët në rrugë: Mbaje se ia rregulloj unë…(VIDEO)

Një qytetar ka filmuar sherrin e tij me dy efektivë policie, të cilëve u kërkon llogari për mosvënien e rripit të sigurimit, në një kohë që blutë po udhëtonin me makinë. Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në facebook. Fillimisht qytetari me kamerën ndezur afrohet tek dy efektivët dhe u kërkon llogari për rripin e sigurimit. Më pas efektivi i jep më shumë makinës së policisë dhe afrohet tek këmbët e qytetarit. Ky i fundit fillon të bërtasë dhe të kërkojë sërish llogari se përse dy punonjës të policisë së Shtetit nuk vendosin rrip sigurimi kur qarkullojnë me automjet.

Biseda

Qytetari: Rripin ku e ke?

Polici: Jemi në shërbim, nuk vihet rripi…

Qytetari: Ku e ke rripin e sigurimit po të them. Vazhdo thash, a do të më shkelësh? Rripin ku e ke? Je në lëvizje pa rrip sigurimi, ku shko ti? Mos m’u afro! Rripin ku e ke asgjë personale mos më prek?

Polici: Mbaje pak këtu se ia tregoj unë!

Qytetari: Rripin ku e ke? Jam me pashaportë angleze, ma jep telefonin është gjë personale. Mos më prek telefonin po të them se të hedh në gjyq…

Polici: Mos bërtit pse bërtet, aj e normal ore pse bërtet, qetësohu more. Të hedh unë ty në gjyq…

Qytetari: Hajde më hidh tek ambasada angleze. Mos më prek po të them…telefoni është personal…

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/324832928557236/

SHKARKO APP