“Mos merrni antibiotikë për të trajtuar COVID-19”, OBSH në Shqipëri thirrje të rëndësishme qytetarëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri jep disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, në përballimin e koronavirusit.

OBSH në Shqipëri shprehet se COVID-19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin, duke shtuar se është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar.

Mesazhi i OBSH:

Virusi #COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin. Është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar #COVID19. Ata nuk funksionojnë në këtë rast dhe e rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike #AMR.

? #AMR paraqet një kërcënim për shëndetin global. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdolloj moshe.

?‍⚕️?‍⚕️ Mos harroni – këshillohuni gjithmonë me një profesionist të kualifikuar të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni antibiotikë. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, siç është edhe virusi #COVID19.

SHKARKO APP