Mos shkoni nesër në Greqi, ka grevë në doganë
Ditën e nesërme është paralajmëruar një grevë në Greqi, e ka paralajmëruar sindikata e punonjësve atje dhe pjesë e saj do të jenë edhe punonjësit e doganave.
Greva është paralajmëruar se do të zgjasë 24 orë, kështu që shmangni pikat e kalimit kufitar me Greqinë nesër, në mënyrë që të mos mbeteni aty.
Greva do të nisë nga ora 07:00 e mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes. Ndërkohë në këto pika do të lejohen të lëvizin vetëm rastet e urgjencave mjekësore si dhe pasagjerë pa çanta.
Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do u bashkohen edhe mjekët.
KOHA JONË SONDAZH

