“Mos u merr me kafshët”, qytetari gjen biçikletën dhe i dërgon një mesazh kryebashkiakut Veliaj

Një qytetar ka publikuar disa foto në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku ka parashtruar një shqetësim. Qytetari në fjalë Çim Memetaj, ka gjetur sot një biçikletë të “Mobike”, të hedhur në plehra, dhe është ndjerë keq nga kjo situatë.

“Sot duke bërë xhiron e ditës në këmbë nga rezervuari i Kombinatit, gjejmë të hedhur në kanal biçikletën e bashkisë. Nuk bëhemi njerëz z.Veliaj prandaj mos u merr me kafshët. Për t’u qytetëruar këtyre ju duhen 100 vjet,”-shkruan Memetaj krahas fotove.

“Mobike”, janë biçikletat të cilat Bashkia e Tiranës i ka vënë në dispozicion të qytetarëve dhe për të lëvizur me to mjafton të kesh një aplikacion të shkarkuar në celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?