Mosbindja civile, Berisha: Lëvizja që po vjen do të jetë që vendi s’e ka parë!
Sali Berisha doli këtë të enjte në një konferencë për shyp, ku tha se mosbindja civile që do të vijë tani nga opozita, do të jetë një lëvizje që vendi nuk e ka parë kurrë më parë. Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama ka kryer grusht shteti dhe puç për të marrë Parlamentin.
“Kjo është një thirrje për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën, e cila ka kaluar në format më ekstreme të uzurpimit, të sovranitetit të brendshëm kombëtar.
Ka realizuar një grusht shteti të mirëfilltë brenda shtetit (Rama). Këtë grusht shteti nuk e ka bërë për të marrë Presidencën, apo për të marrë gjyqësorin, pasi e kanë në kontroll të plotë. Por këtë grusht shteti e kanë bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentin.
Këtë grusht shteti e ka bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe Kuvendin. Sovraniteti i një vendi në të gjithë fjalorët politik të botës, përcaktohet si fuqia e popullit për të kontrolluar qeveritë e tyre. Në rastin konkret vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar nga Berisha, për të marrë pushtetin e Parlamentit dhe për t’ia dhënë Ramës, përbën puç dhe krim kushtetues. Lëvizja e kësaj radhe do jetë nga ato që nuk i ka parë kurrë vendi, në kuadër të mosbindjes civile”, tha Berisha.