Mosbindja civile, opozita takim në selinë e PD për aksionin e nesërm
Opozita është mbledhur në selinë e PD për të diskutuar për aksionin opozitar i cili nis ditën e nesërme me mosbindje civile.
Ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëvve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në rrugën e Kombit.
Kështu disa nga akset më të rëndësishme nacionale do të bllokohen nga qytarët protestues.Tek kryqëzimi i Milotit qarkullimi i automjeteve do të bllokohet nga protestues të Shkodrës, Lezhës dhe pritet tu bashkohen dhe ata të Kukësit.
Qyteatërt e Beratit do të bashkohen me ata të Lushnjës dhe Fierit dhe do të bllokojnë qarkullimin tek Rrethrrotullimi në dalje të Lushnjës.
Ndërkohë protestuesit e Elbasanit do të bllokojnë aksin Tiranë-Elbasan. Bllokimi i këtyre akseve do të fillojë në orën 10:00 deri në orën 13:00. Priten të dhëna edhe për qarqe të tjera.
vijon
KOHA JONË SONDAZH

