Protestuesit nuk lejojnë kalimin e urbanit dhe makinave para ministrisë së Brendshme

Nisja e protestës së opozitës ka sjellë edhe bllokim të rrugëve. Në aksin pranë ministrisë së Brendshme është paralizuar qarkullimi i makinave, duke penguar kalimin edhe të një urbani.

Ndërkohë protestuesit që janë nisur edhe drejt kryeministrisë bllokuan edhe një rrugë pranë bashkisë, duke mos lejuar lëvizjen e makinave. Mësohet se në momentet e para ka pasur edhe tension mes protestuesve dhe qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me automjete, por më pas gjithçka është qetësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?