Mosbindje civile në Bruksel? Agron Gjekmarkaj zbulon hapin e radhës të aksionit nga PD-ja
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjerkmarkaj i ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit”, i pyetur se çfarë synon të arrijë opozita me mosbindjen civile, tha se qëllimi kryesor përtej opozitës, është që të kthehet institucioni i votës së lirë dhe që të arrihet në presion të dyfishtë, për ta çuar vendin në qeveri kompromisi, qeveri teknike.
Pjesë nga biseda
Neritan Sejamini: Cili është qëllimi që PD do të arrijë me këtë lloj përpjekje? Që pastaj të gjykojmë është apo jo efikase.
Agron Gjekmarkaj: E di që ju e dini përgjigjen. Qëllimi kryesor përtej opozitës, është të kthehet institucioni i votës së lirë. Kemi parë që nuk e kemi realizuar me qevrinë e Edi Ramës. Jo vetëm opozita, besojnë se me këtë kryeministër, kemi të pamundur të realizojmë zgjedhje të pakontestuar, natyrshëm duhet qeveri teknike.
Neritan Sejamini: Si do të vijojë aksioni i opozitës?
Agron Gjekmarkaj: Grupi parlamentar do të niset në Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme dhe ngjarje të rëndësishme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar.
Neritan Sejamini: Edhe qëllimi për zgjedhje të lira dhe ndershme është i përgjithshëm. Çfarë synoni? Të japë Rama dorëheqjen? A është ky qëllimi?
Agron Gjekmarkaj: Me të lutura, Edi Rama nuk impresionohet. Nuk ka shumë rrugë, është një gërshetim i sensibilizimit të shoqërisë shqiptare dhe ndërkombëtarët. Duhen akte rezistence, shpresojmë dhe ndoshta nga një punë intensive që PD po bën në kancelaritë ndërkombëtare, të arrihet në presion të dyfishtë, për ta çuar në qeveri kompromisi, qeveri teknike. E kërkojmë sepse do të dekurajonte, nëse modelohet mirë, lidhjet e pushtetit me krimin dhe shoqëria ndihet më e lirë për të votuar.