Mosdekretimi i Lleshit, Ndoka: Ka probleme kushtetuese

Prej ditësh emri i Sandër Lleshit vazhdon të jetë në tryezën e presidentit Ilir Meta, si propozim i Edi Ramës për ministër të Brendshëm. Por dekretimi nga presidenti Meta ende nuk ka ardhur.

Arsyet ende nuk dihen, por kreu i PDK-së Nard Ndoka është shprehur se janë gjetur probleme kushtetuese në lidhje me Lleshin.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në emisionin Repolitix mbrëmjen e djeshme u shpreh se stafi i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjet probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjëshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion…. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha. Ministri i Brendshëm është figurë politike dhe duhet të jetë e tillë. Vendosi një ushtarak për urdhëro si urdhëron. Nuk është profil politik. Ministri duhet të hartojë ligje dhe drejtojë politika. Unë e njoh, nuk kam asnjë vërejtje për formimin, mund të ishte ministër i Mbrojtjes apo Drejtësisë, por jo i Brendshëm, pasi do të dështojë. Ai është i ngjyrosur me ngjyrën e rilindjes. Dështimi i këtij ministri do të jetë spektakolar”- u shpreh Nard Ndoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Presidenca nuk ka një qëndrim se përse ai nuk po e firmos dekretimin ministrit të ri derisa ai është brenda afatit që i njeh Kushtetuta.

Nëse presidenti nuk bie dakord me emrin e propozuar, ai mund t’i kërkojë kryeministrit që ta ndryshojë propozimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?