Moska akuzon: Ukraina ka vendosur mina në një magazinë me grurë në Kharkiv

Moska ka akuzuar se Ukraina ka në plan që të prish marrëveshjen për eksportin e grurit nga Deti i Zi e në fund të të akuzojë Rusinë. Ka qenë ky lajmi i raportuar në mediat ndërkimbëtare që citojnë Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Sipas tyre, Ukraina po vendos mina në një hambar në fshatin Karaichnoye në rajonin e Kharkiv, për ta shpërthyer dhe më pas për të akuzuar Moskën për “shkatërrimin e rezervave të grurit të vendit”.

Ato theksojnë se kanë dërguar 30 specialistë në zonë, për të parandaluar zbatimin e këtij plani nga Ukraina.

SHKARKO APP