Moska reagon ndaj Ramës për Kosovën: Absolutisht e papranueshme

Rusia e konsideron të papranueshme deklaratën e bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama rreth asaj se Kosova është pjesë e Shqipërisë. Deklarata vjen nga zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në një konferencë për shtyp, Zakharova tha se Rusia nuk mund të mbetet pa koment mbi këtë deklaratë. Rama tha gjithashtu se “bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është plani B por plani A”- raporton agjencia ruse Sputnik.

“Ndoshta nuk e kishim përkthyer mirë këtë deklaratë, prandaj kemi e kontrolluar disa herë”, tha Zakharova duke shtuar: “Kryeministri shqiptar e lidhi zbatimin e këtij plani me korrigjimin e kufijve që diskutohen në mënyrë aktive në fund të procesit të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, “tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zakharova theksoi se Rusia e konsideron këtë retorikë “absolutisht të papranueshme”. Siç vuri në dukje ajo, kjo është një çështje që ka të bëjë me territorin e Serbisë dhe për statusin e Krahinës Autonome të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne e konsiderojmë këtë si një shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne presim që Perëndimi t’i përgjigjet një deklarate të tillë dhe planeve të tilla gjeopolitike,” tha Zakharova.

Kjo minon stabilitetin dhe përkeqëson besimin në rajonin e Ballkanit, dhe komplikon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,- përfundoi Zakharova.

Ajo gjithashtu tha se qëndrimi i Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ishte i pandryshuar.

E pyetur nëse Rusia do të mbështeste “delimitimin” – ajo përsëriti se Rusia është në favor të ndonjë zgjidhjeje që i përshtatet interesave të popullit serb, bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe është në përputhje me legjislacionin e brendshëm serb.

“Pozicioni ynë është i pandryshuar, ai dallon jo vetëm nga këmbëngulja, por edhe nga logjika dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë: çështja se si kjo situatë do të zgjidhet është kryesisht nëse kjo zgjidhje korrespondon me interesat e popullsia serb dhe gjithashtu duhet patjetër të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe të korrespondojë me legjislacionin e brendshëm të Serbisë.

Sipas Sputnik, Zakharova deklaroi se pozicioni i Rusisë nga njëra anë është i përbërë nga shumë komponente, dhe nga ana tjetër, ajo bazohet në një qasje të qartë dhe pa ekuivoke për një zgjidhje për këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?