Mosrespektimi i masave/ Pezullim aktiviteti dhe gjoba
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njoftoi se po vijon intensivisht monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1708 inspektime në subjekte.
Prej tyre, Inspektoriati ka marrë 2 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe ka vendosur 2 masa administrative me gjobë për bar-kafe dhe magazinë ushqimore.
Gjobat janë në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të kapur dhe janë vendosur në Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë.
ISHSH njofton se vijon çdo ditë kontrollet teksa iu bën apel bizneseve dhe institucioneve të zbatojnë protokollet e sigurisë.