Mosshkarkimi i Metës, Patozi tregon pse më i fituar ka dalë Berisha nga ky vendim

Astrit Patozi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos e shkarkuar presidentit Ilir Meta nuk ishte surprizues, dhe se i vetmi i fituar është Sali Berisha. Për të nëse Meta do të shkarkohej, koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” do të zbehej në peshë elektorale, që sipas tij janë përgatitur si “çark” për Lulzim Bashën.

”Në rast se Ilir Meta do të shkarkohej, mesazhi do të ishte që mazhoranca të merr përpara mjafton që ti dalësh kundër qofsh edhe president dhe në rastin që Meta nuk shkarkohej kalojmë në ekstremin tjetër që në Shqipëri mund të bësh ç’të duash mjafton të jesh zyrtar në nivele të lartë.

Mendoj që i vetmi që ka fituar është Foltorja apo Sali Berisha. As Ilir Meta nuk ka përfituar gjë.

Fryma e koalicionit do merrte një goditje dhe do të zbehte peshën elektorale që Berisha pret të marrë. Dihet që zgjedhjet e 6 marsit janë përgatitur si një çark për Lulzim Bashën”, deklaroi Patozi për ”A2cnn”.

SHKARKO APP