Mot i keq/ Drejtoria Detare: Rritni gadishmërinë e ekuipazhit, merrni masa
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se pritet përkeqësimi i motit duke filluar nga dita e sotme.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” bëhet me dije se përkeqësimi i motit do të vijojë deri në mesnatën e së mërkurës.
Ndër të tjera, theksohet se bregdeti do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.
Autoritetet kërkojnë bashkëpunim të subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë masat për sigurimin e mjeteve, duke shmangur kështu të gjitha aksidentet.
Njoftim për përkeqësim të motit!
Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë, moti do të përkeqësohet.
Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.