Mot i qëndrueshëm por ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm por që në zonat verilindore dhe juglindore mund të ketë reshje të izoluara gjatë paradites.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 11°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 05°C.