Mot me diell por edhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita e sotme në vendin tonë nis me mot të kthjellët, kryesisht me diell.

Por pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të mbeten në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

SHKARKO APP