Moti, dëmtohen serat në Kosmaç të Shkodrës
Fermerët në Kosmaç nuk do të marrin fitimet nga prodhimet e tyre. Serat janë dëmtuar për shkak të motit të ashpër dhe me erëra të forta. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti.
”Shumë na ka prishur punë si bora ashtu edhe era e fortë që kemi pasur para borës por kryesisht bora i ka prishur totalisht”, tha një fermer.
Ndërsa një tjetër u shpreh se: ”Të paktën me këto gjëra që këmi pasur si unë edhe të tjerët me na ndihmuar”. Edhe një fermer tjetër tha: “Na kapi një borë e paparë dhe jo i detyroi fashtarët të krijojnë mangësi në prodhimin e tyre”.
Dëme nga moti ka patur tek shumë fermerë në rrethe të ndryshme. Megjithë premtimet e shumta herë pas here për ndihmë të shteti në bujqësi, shumë pak prej tyre kanë përfituar. Pjesa më e madhe po braktisin tokat dhe largohen në emigracion.
KOHA JONË SONDAZH

