Moti, fundjavë me shi e stuhi. Të martën deri në minus 6 gradë

Shqipëria ka hyrë në zonën që shiu, rrebeshi dhe era do jenë mbizotëruese.

Stuhia që ka përfshirë vendin tonë e ka origjinën nga jugu i Europës. Era me shpejtësi deri në 70 km/orë, ka vështirësuar lundrimet.

Stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën. Të martën nuk do ketë stuhi, por ulen ndjeshëm temperaturat deri në -6 gradë celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo si pasojë e një mase të ftohtë siberiane. Verilindja, dhe juglindja do të përfshihen nga reshje  dëbore jo vetëm në zonat malore, por edhe në qytete thonë shërbimet meteorologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?