Moti gjatë javës: Reshje shiu dhe borë në zonat malore
Meteorologu Hakil Osmani tha se gjatë kësaj jave, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i paqëndrueshëm me mundësi reshjesh shiu dhe në disa zona malore, edhe bore.
Osmani tha se ditën e premte do të rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të veriut dhe kjo situatë do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës.
“Kjo javë, edhe pse dita e sotme nis me mbizotërimin e vranësirave të dendura, përgjatë gjithë 24 orëshit do të kemi vranësira që herë pas here mund të japin momente me pika shiu. Më të dukshme këto rreshje priten të jenë në pjesën e dytë të ditës. Dita e martë sjell përmirësim gradual të kushteve të motit, fillimisht në zonat veriore dhe më pas gjatë pasdites pothuajse i gjithë territori shqiptar do të jetë mbi zotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Dita e mërkurë dhe pjesa e parë e ditës së enjte do të jenë me intervale të gjata me diell dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme priten në vijën bregdetare, ndërsa vranësira më të shpeshta në zonat veriore. Pjesa e dytë e ditës së enjte sjell shtim të vranësirave dhe rritje të lagështisë në ajër, duke bërë që reshjet të jenë prezente fillimisht në zonat veriore, veriperëndimore dhe më vonë në të gjithë territorin. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët dhe lokalisht mesatar, më i dukshëm në veri. Dita e premte risjell reshjet e dëborës në zonat malore të veriut dhe kjo situatë do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës. Për temperaturat e ajrit, fillimi i javës deri të enjten sjell rritje graduale, me maksimum prej 19–20°C dhe minimum prej 2–3°C në zonat malore.
Fundjava sjell rënie të temperaturave, me minimum në -2 deri -3°C dhe maksimum rreth 16°C në zona malore
KOHA JONË SONDAZH

