Moti i acartë, në Kukës ka ngrirë dhe tregu

Trotuare e rrugë të ngrira. Tregu i ngrirë. Kjo është panorama në qytetin verilindor të Kukësit. Temperaturat e ulëta kanë bërë që shumica e produkteve në tregun e madh të përfundojnë në plehra.

Gazetari i AbcNews raporton se për shkak të ngricave dhe të ftohtit blerësit janë të paktë në treg.

Ndërsa një tregtar shprehet: “Nuk ka lëvizje. Po nuk u hapën lëvizja e fshatrave, rrethinave nuk ka lëvizje, ngel edhe malli pa u shitur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kukës, banorët janë mësuar me temperaturat por ankohen për ccmimin e druve të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi mësuar me të ftohtin, por edhe drutë me vështirësi i kemi marrë se shtrnjtë janë”, u shpreh një qytetar.

Acari ne Kukes ngrin tregun | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?