Moti i keq bllokon lëvizjen e anijeve

Moti i keq fillon sonte. Për shkak të përkeqësimit të motit, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar për anulimin e disa udhëtimeve detare.

Konkretisht, janë anuluar lundrimet e mbrëmjes së sotme të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit të Italisë.

Tragetet do të nisen drejt Barit mëngjesin e ditës së nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).

Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Kujtojmë se për shkak të motit të keq, edhe dje pati anulim të lëvizjeve të mjeteve të vogla lundruese apo mjeteve të peshkimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?