Moti i keq dëmton një pjesë të rrjetit elektrik në Fushë-Krujë

Për shkak të motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, gjatë orës 2 të natës janë shkaktuar dëme në disa pjesë të rrjetit elektrik në disa zona të Fushë-Krujës.

Brigadat e OSHEE, prej orës 6 të mëngjesit, ndodhen në terren duke punuar për riparimin e linjave. Problem me furnizimin me energji kanë Nikla, Thumane, Bubq dhe një pjesë e qytetit të Fushë-Krujës, ndërsa qyteti i Krujës furnizohet normalisht me energji.

Për shkak të motit të keq, problem ka patur edhe në Malësinë Krujës prej reshjeve të dëborës. “Theksojmë se furtuna e fortë na pengon të ecim më shpejt me punimet”, sqaron OSHEE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?