Moti i keq godet Greqinë, borë edhe në Athinë (FOTO)

 

Moti i keq me reshje dëbore e temperatura të ulëta ka përfshirë gati të gjithë Greqinë.Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për reshje dëbore në shumicën e qyteteve veriore të vendit, ndërsa në mesditë dëbora nisi të binte për disa minuta edhe në Athinë.

Vështirësi u krijuan në rrugën kombëtare që lidh Athinën me Selanikun. Për minuta të tëra u krijuan radhë kilometrike me makina për shkak të borës së dendur, që nuk lejonë udhëtimin.

Vështirësi paraqiten edhe në lundrimin në det. Sinoptikanët parashikojnë ulje të mëtejshme të temperaturave dhe reshje të dendura dëbore edhe në dy ditët e ardhshme./LAPSI.AL/

SHKARKO APP