Moti i keq krijon emergjencë për energjinë, OSHEE: 2.000 punonjës në gatishmëri

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se moti i keq dhe dëbora në veri kanë ndikuar në rrjetin elektrik, duke shkaktuar avari, por përpos kësaj, edhe vështirësi për punën e brigadave të OSHEE, për të ndërhyrë më me shpejtësi.

“Megjithatë, masat e marra më herët, në kuadër të emergjencës mjekësore Covid-19, gatishmëria e 2.000 punonjësve, me bazë materiale dhe mjete transporti, i dha mundësinë OSHEE të rifuste në punë gjysmën e fiderave të stakuar” njofton OSHEE më tej.

Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht është përmirësuar furnizimi në Shkodër, Laç, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Me përparësi po ndiqet ecuria e furnizimit të qendrave shëndetësore, ndërsa furnizimi me energji elektrike për institucionet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht” shkruan OSHEE më tej.

SHKARKO APP