Moti i keq, Malaj: Kush do marri përsipër të punojë për këtë vend?

Deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar për situatën që ka krijuar moti i keq duke paralizuar vendin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” , shkruan se situata kërkon masa dhe të mos merret kaq lehtë.

Postimi i Nora Malajt

Situata e ftohet dhe shkolla me batanije! Dimri është muaji me i ftohte i vitit, qe vazhdon perreth 3-muaj. Sa here qe stina e ftohte e dimrit dhe debora mbulon qytetet tona , kemi bllokim rrugesh, paralizim qytetesh dhe pezullim mesimesh! Situata që po perballemi sot , tregon qe nje pjese e mire e nxenesve e kane zhvilluar mesimin me batanie per mungese ngrohje dhe menaxhimi. Nuk e di si mundet qe ne kete situate askush te mos reagoje! Dimri është nje stine qe te gjithe e presim, si ciken i stineve dhe askush nuk mund të thotë qe nuk e presim kaq të ftohte.., A duhet ndonjehere te mendojme seriozisht per keto nevoja bazike te vendit tone , si pushteti qendrore dhe ai lokal dhe te menaxhojme situatat , qe mos te kalojme ne gjendje emergjencash??? Kur do te ndodhi kjo dhe kush do marri persiper qe punoje per kete vend??? Nga njera ane shkolla pa ngrohje, femije me batanie ne krahe, nga ana tjeter bageti te bllokuara nga bora dhe pamundesi per te levizur e se fundi gruaja që fatmiresisht lind ne qendren shendetesore femijen per arsye se bora bllokon rruget është nje thirrje per te mobilizuqr shoqerine dhe institucionet qe te ndihmojme njeri- tjetrin ne keto situata te veshtira per femijet, grate shtatezena, te braktisurit e te moshuarit. Sot cdo jete njeriu eshte shume e vlefshme per cilindo prej nesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?