Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla lundruese në Vlorë

Janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në port, si pasojë e motit të keq. Njoftohet se është ndaluar pajisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, që operojnë në det të hapur duke nisur nga ora 10:00 e ditës së shtunë.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorë të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurinë e tyre.

Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?