Moti i keq në Fier shkakton defekt në sistemin elektrik, pa ujë të pijshëm qyteti
Aktualitet E Shtunë, 14 Gusht 2021 05:24
Moti i keq në Fier ka shkaktuar dëme në sistemin elektrik, ndërsa qyteti ka ngelur pa ujë të pijshëm.
Si pasojë e erës së fortë, ka pasur dëmtime të linjave të tensionit të lartë dhe të mesëm, linja që furnizojnë me energji elektrike stacionin e pompimit të ujësjellësit të Fierit në Kafaraj.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se grupet e punës së OST dhe OSHEE ndodhen në terren, për riparimin e defekteve.
KOHA JONË SONDAZH

