Moti i keq në Kukës/ Rrëzohen shtyllat, mungon energjia elektrike në disa zona
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe bore e shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të ditës së sotme, rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona malore të Bashkise Kukës ka pësuar dëme.
Situata paraqitet e përkeqësuar në Gryken e Vanave, në Njesine Administrative Kalis në Ujmisht, Kolesjan.
Në këto zona ka dëmtime dhe rrëzime të shtyllave për shkak të reshjeve të shiut dhe këputje të telave të rënduara nga bora dhe ngrica pasi edhe temperaturat janë të ulëta.
Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSHEE Kukes , megjithatë grupet e avarisë jane në terren per rikthimin e nornalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publike.
Nderkohe, rritja e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës ne 283 metra ka risjellë ndotjen e basenit më të madh ujor në vend, ku tonelata mbeturinash janë depozituar në sipërfaqen e liqenit.
Është e njëjta ndotje masive si në periudha të mëparshme e shkaktuar nga mbeturinat që transportohen nga rrjedha e lumenjve nga Kosova si pasoje e vershimeve te ndodhura diteve te fundit ne zonat kufitare me qarkun e Kukesit. Situata në Kukes sipas Bashkise Kukes ne oret e fundit paraqitet si më poshtë:
Zonat të evidentura si problematike, ku rrezikohen banesa, biznese apo toka bujqsore nuk ka. Me përjashtim te fshatit Tushaj, fshatit Pistë lagjia Zmakaj, ku ekipi i emergjencave ka verifikuar rrëshqitje të terrenit në Tushaj, por pa probleme për njerzit dhe banesat. Është ndërhyrë në rregullimin e Urës të fshatit Mgullë, e cila si pasoj e reshjeve të mëdha qe demtuar. Po sot me ndërhyrjen e stafit të bashkisë ajo është fuksionale për gjithë banorët e zonës. Gjendja e hidrovoreve paraqitet e mirë.
Niveli i lumenjëve në rritje por janë nën kontroll.
Rezervuaret deri tani nuk kanë paraqitur probleme.
Gjendja në akset rrugore si rezultat i rënies gjatë gjithë ditës të shiut dhe borës është si vijon:
Janë pastruar gurët dhe dherat nëpër çdo njësi, ku njerzit dhe fadromat kanë punuar pa pushim, duke i mbajtur të gjitha në gadishmëri të plotë.
Është pastruar dhe hapur rruga në Njësinë Shishtavec, fshati Novosej dhe Shishtavec, pasi gjatë natës ka pasur rrëshqtije të gurëve.
Në Shtiqen rrugët janë të hapura e ndërsa është pastruar dhe kansli varies afër aeroportit.
Në Njësinë Topojan-Xhaferraj ka patur rreshiqtje dherash, të cilat janë pastruar dhe u është hedhur kripë në të gjitha akset e njësive.
Në Njësinë Administrative Cajë ka patur rënie gurësh në rrugë, ku firma private ka marr masa e menjëhershme për ta pastruar.
Në fshatin Cernaleve është bllokuar rruga si rezultat i rënies së gurëve, ku ndërkohë po vijon puna për zgjidhjen e problemit.
Fadromat po punojnë në të gjitha drejtimet, duke mbajtur në gadishmeri të plotë të gjitha akset rrugore, në bashkëpunim me punonjësit e njësive administrative.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk ka munguar. Me përjashtim të Njësisë Administrative Kalis, ku kabina është demtuar duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë tek këta banor. Por punonjësit e OSHE-së po punojnë për ta kthyer në normalitet.
Strukturat dhe mjetet e angazhura vijojnë të jenë në terren e në gadishmëri për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.