Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita

Moti i keq me reshje të dendura shiu vijon të jetë prezent në Lezhë, duke krijuar probleme kryesisht me furnizimin me energji elektrike.

Stuhia ka dëmtuar linjat në disa zona dhe sipas të dhënave jane pa energji disa fshatra në zonën e Zadrimes, Ishull-Lezhë etj. Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike ndodhen ne terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Ndërkohë edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar, pasi dallgëzimi është deri në 7-8 ballë. Po ashtu ka rritje te nivelit të prurjeve në lumenjt Drin, Mat dhe Gjader por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga emergjencat civile me të 3 bashkitë e qarkut Lezhë.

SHKARKO APP